Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka treguar se në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur dje është konfirmuar se Kosova ka të drejtën e mbajtjes së fjalës për herën e parë.
Ajo ka thënë se delegacioni nga Kosova ka tri ulëse dhe bashkë me të janë edhe Arben Gashi dhe Enis Kervan.
“Nesër do ta marrim fjalën kur të diskutohet për raportin “George Papandreou”, ku diskutohet çështja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e gjashtë vendeve drejt BE-së”, është shprehu ajo për Klan Kosova.
“Si delegacion e kemi pasë të drejtën e fjalës nëpër komisione, por jo të votës derisa të bëhemi anëtar i plotë. Tani mund të kyçemi direkt në seancë, përveç komisionieve”.
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...