Shoqata Down Syndrome Kosova dhe IPKO Foundation sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, do të lansojmë fushatën e përbashkët për të shënuar Tetorin si muaji të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Fushata do të realizohet nga grupi avokues i të rinjëve me sindromën Down, të cilët do të udhëtojnë gjatë muajit tetor në shtatë [7] qendrat më të mëdha të Kosovës për të avokuar për nevojat dhe të drejtat e komunitetit.
Aktivitete si këto do t’i shërbejnë kauzës që përçon fushata vetëdijësuese për muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down. Gjithashtu, aktiviteti do t’i kontribuojë ngritjes së vetëdijës dhe prioritizimit të personave me sindromën Down, nisur edhe nga fakti që Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuara.
Fushata avokuese dhe aktivitetet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë mbështeten nga agjensitë e UN në Kosovë ka njoftuar shoqata./arbresh.info/
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...