Google ADS

Presidentja Osmani e uron Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë

15:18 | 10 Tetor 2022
A Z

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Alexander Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë.

“Ju uroj më të mirën derisa e merrni këtë mandat të ri!”

“Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin. Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Presidenti austriak kryen një rol kryesisht ceremonial, por gjithashtu ka fuqi gjithëpërfshirëse që nënkupton mbikëqyrjen e periudhave të tranzicionit dhe turbulencave.

Presidenti në Austri është Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe ka legjitimitet të shkarkojë të gjithë qeverinë dhe kancelarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme