“Ne jemi shumë të pasur, por vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë.”
Kështu u shpreh kryeministri Rama në konferencën e zhvilluar sot në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
Rama tha se Zvicra nuk ka saç Shqipëria, por di më shumë se sa ne. E rëndësishme tha kryeministri, është të dish se si t’i përdorësh këto dije në shërbim të vendit.
Rama: Ne dimë. Çështja është si ne këtë dije ta ekspozojmë për shoqërinë dhe ta kthejmë në një dije që i shërben vendit, duke qëndruar mënjanë nga rrjedhat e turbullta kaotike të të përditshmes së vendit. Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diell, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasuar me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat. Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me ujë pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes.
Më tej kryeministri shprehu respekt për të gjitha akademikët: “I keni rezistuar injorantëve, dallkaukëve dhe vulgarëve që ju kanë dalë përpara dhe ju kanë treguar si bëhet kjo punë. Uroj mos dorëzoheni, siç nuk dorëzohet i paoksidueshmi, Skënder Gjinushi.”/abcnews
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...