Autoritetet britanike kanë ‘shkatërruar’ një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëzit nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar.
Besohet se migrantët kanë paguar mes 3.000-15.000 euro për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.
Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona përgjatë javës.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë punuar me autoritetet spanjolle për këtë rast.
Banda ka kontrabanduar kryesisht migrantë shqiptarë përmes qyteteve spanjolle, Bilbao dhe Santander, për në Mbretëri të Bashkuar, duke përdorur barka dhe mjete tjera në rrugë drejt qyteteve Portsmuth, Sauthhempton dhe Liverpul.
Autoritetet britanike dhe ato spanjolle kanë identifikuar 50 njerëz që kanë kaluar në Mbretëri të Bashkuar me ndihmën e kësaj bande, mirëpo Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se shifra e saktë nuk dihet ende.
Sipas saj, migrantët kanë shkuar nga Shqipëria në Spanjë, mirëpo disa janë rekrutuar edhe në kampet afër porteve spanjolle.
Kontrabanduesit u kanë ofruar atyre akomodim dhe ushqim derisa janë nisur për në Mbretëri të Bashkuar.
Shumica e pjesëtarëve të bandës besohet se kanë jetuar në Shqipëri, mirëpo janë arrestuar në Spanjë dhe aty do të gjykohen sipas ligjeve spanjolle.
Përgjatë bastisjeve, hetuesit kanë konfiskuar telefona, kompjuterë, kartela bankare, para të gatshme, dokumente identifikimi dhe pasaporta të kombësive të ndryshme.
Sipas autoriteteve britanike, këtë vit është shënuar shifër rekorde e njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez me barka të vogla për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar – më shumë se 33.500./REL/
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...