Google ADS

Policia gjenë arsenal armësh në Gjilan, arrestohet një person

22:21 | 8 Tetor 2022
E.H

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimit të një rastit ,,Kanosje’, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A., viti i lindjes 1967.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:

Një Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me 25 fishekë të kalibrit 12-GA

Një  pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me 156 fishekë të kalibrit 30-06

Një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë  fishekë të kalibrit 9mm,

Një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me 203 fishekë të kalibrit 22LR

Një revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81 fishekë të kalibrit 22Long rifle

37 copë fishekë dhe një tytë e revoles.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme