Google ADS

Thyen heshtjen Elvana, tregon a do të konkurojë këtë vit për Eurovision

18:18 | 8 Tetor 2022
E.H

Ditë e fundit është përfolur mjaft shumë në media se artistet shqiptare, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, vitin e ardhshëm do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.

Pas lajmeve të shumta, sot reagoi edhe vetë Elvana me anë të një postimi në Instagram, duke i mohuar raportimet.

“Dy gjëra janë të sigurta! 1:Nuk konkurroi këtë vit për Eurovision. 2: Sot me Dhurata Dora kemi koncert në Offenbach”, shkroi ajo në InstaStory.

Kujtojmë se dyshja para disa muajsh realizuan projektin muzikor të titulluar “Gajde”, i cili për pak kohë u shndërrua në hit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme