Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse teksa performoi përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të rugbit për femra në Auckland.
Rita tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa ishte e veshur në një kostum me ngjyrë të gjelbër, me një dizajn pa mëngë dhe dekolte me jakë.
Dhe gjithmonë mbështetës ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’i dhuronte një puthje në faqen e gruas së tij, shkruan DailyMail.
Plotë krenari, Taika shikonte nga pjesa anësore dhe u fotografua duke brohoritur para ndeshjes.
Regjisori veshi një palë pantallona ngjyrë të kaltër me një bluzë gri dhe xhaketë të zezë.
Rita doli në fushë me një veshje të dytë me ngjyrë të zezë me detaje të puplave rreth krahëve ndërsa bënte një tjetër performancë mahnitëse.
Kupa e Botës Rugby e përshkroi Ritën dhe lojën si ‘kombinimi perfekt’ përmes faqes së tyre në Twitter. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën