Institucionet relevante për monitorim të tregut, përfshirë këtu Inspektoratin e Tregut, janë duke monitoruar në terren keqpërdorimet potenciale të çmimeve të pajisjeve efiçiente të energjisë, të cilat janë duke u subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë.
Që në hartim të masave të Subvencionimit të pajisjeve efiçiente, Ministria e Ekonomisë është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka në mbikëqyrje Inspektoratin e Tregut. ME ka kërkuar gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës, që ka kompetencë për të hetuar dhe për të parandaluar kartelet dhe keqpërdorimin e pozitës dominuese.
Kjo ka për qëllim sigurimin e zbatimit të efektshëm të masave të subvencionimit, duke parandaluar ngritjen e çmimeve të pajisjeve, për të mbrojtur qytetarët si përfitues të subvencionit si dhe buxhetin e shtetit.
Ministria e Ekonomisë fton qytetarët që në rastet kur vërejnë manipulime me çmimet, ose parregullsi të tjera, që të raportojnë rastet te Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, përmes faqes https:/konsumatori.rks-gov.net ose numrit të telefonit pa pagesë: 0800 11 000.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...