Google ADS

Të riut nga Gjakova i nevojiten edhe katër mijë euro për operim të veshkave

12:02 | 8 Tetor 2022
A. B.

Adnan Syla nga Gjakova është diagnostikuar me sëmundjen e veshkave.

Atij i duhet ta bëjë transplantimin e dy veshkave, të cilat tashmë i ka jashtë funksionit.

Si pasojë e kësaj sëmundje, Adnani i cili është baba i dy fëmijëve, është i shtrirë në spital dhe ka nevojë për ndihmën e vullnetmirëve.

Atij i nevojiten vetëm edhe katër mijë euro për këtë intervenim, pasi një pjesë e të tashmë është siguruar.

Andaj, ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Gjakova, mund ta bëjnë në këtë numër: +383 43 533 377. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme