Të martën ka nisur zhdoganimi i mallrave në portin e Durrësit e që kanë për destinacion Kosovën.
Fillimi i zhdoganimit të mallrave në këtë portin shqiptar u vlerësua si një arritje e madhe për Kosovën, nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se do të ulen kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro.
Ai tha se kjo marrëveshje njëherësh ia mundëson ekonomisë së Kosovës qasjen në det.
Njohësit e çështjeve ekonomike e vlerësojnë si shumë pozitive këtë marrëveshje dhe besojnë në uljen e kostos së transportit të mallrave nga vendet tjera për Kosovë.
Limani: Të gjitha mallrat që ne i eksportojmë do ta ulin koston e transportit se transporti ujorë është më i lirë
Musa Limani, njohësi i çështjeve ekonomike për arbresh.info thotë se çështja e portit të Durrësit do të ketë efekte shumë pozitive për ekonominë e Kosovës.
Ai e sheh si pozitive marrëveshjen e Kosovës dhe Shqipërisë për zhdoganimin e mallrave në portin e Durrësit.
“Çështja e portit të Durrësit do të ketë efekte shumë pozitive për ekonominë e Kosovës, pasi do të ulet kostoja e transportit të mallrave dhe në këtë mënyrë do të ndikojë në çmimet më të ulëta kushtuese dhe normalisht do të ketë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë”, tha Limani.
Ai e vlerëson si hap jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm drejt ribashkimit kombëtarë që sipas tij, është synim historik i kombit tonë.
“Të gjitha mallrat që ne i eksportojmë do ta ulin koston e transportit se transporti ujorë është më i lirë dhe në këtë mënyrë do të ndikohet pozitivisht në fushën e transportit të mallrave nga vendet e tjera për Kosovën”, u shpreh Limani.
Berisha: Nuk është e qartë çka përfiton Kosova nga kjo marrëveshje
Analisti Burim Berisha vlerëson se kjo arritje është e rëndësishme, mirëpo nuk është qartë e definuar nga ana e qeverise së Kosovës.
Berisha këtë e sheh më tepër si çështje kombëtare sesa ekonomike, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se qeveria nuk e ka qartësuar se ku do të ketë lehtësira dhe a do ketë ulje të kosotos.
“Problemi është se në çfarë aspekti kanë me i ulë kostot. Nuk e kam pa në bazë të asaj se në çfarë aspekti ka mendu qeveria që i ka ndihmu këtyre bizneseve. A veç se e ka hap portin në Durrës, e ka hap pikën doganore dhe është shkurtu rruga për me ardh malli apo në çfarë aspekti. Unë nuk kam mund të kuptojë se në çfarë mënyre e kanë shpreh këtë lloj ndihmese 2 milionë euro”, thotë ai.
Berisha pohon se qeveria nuk e ka cek saktë se në çfarë aspekti fiton Kosova.
“A ka me pas taksa më të lira nëse e kish bë Qeveria e Kosovës një produkt, i cili hyn përmes doganës në Durrës ka me qenë me çmim më të lirë ose kishin mund me thanë është një politikë qeveritare që e orienton importuesin dhe eksportuesin të shkojë ka ajo pikë dhe mos të shkojë ka Greqia, Maqedonia apo Serbia”, ka thënë Berisha.
Berisha thotë se është e definume saktë se a do t’i paguajë Kosova ndonjë mjet qeverisë shqiptare për vendin që e ka marrë apo jo. Pra, sipas tij janë shumë çështje që nuk janë definuar qartë.
Ndryshe, të martën (4 tetor), ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati në ceremonin e fillimit të zhdoganimit të mallrave në portin e Durrësit, tha se me këtë do të ulen kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend. /arbresh.info/ Vjollca Gajraku/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...