Bora Zemani shkëlqen edhe sonte

22:44 | 7 Tetor 2022
K.B

Programi më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” tashmë ka filluar edhe në Shqipëri.

Akoma pa nisur, DWTS ka premtuar spektakël, argëtim e po ashtu dhe emocione të forta për publikun.

Hyrja e këtij shou është bërë në mënyrë të veçantë, me paraqitje të mrekullueshme të drejtueses së këtij programi, Bora Zemani.

Bora cilësohet si njëra nga femrat më të bukura të Shqiptarisë, e nuk kishte si të mos shkëlqente edhe sonte.

Ajo dukej si një yll i vërtetë, për dukjen e saj u përkujdesen stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti dhe Make Up artisti Arbër Bytyqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme