Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, “deputetin më shurdhues” në kuvend.
Përderisa ministrja Albulena Haxhiu debatonte me deputetin Tahiri gjatë shqyrtimit të parë për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,, ndërhyri edhe Kurti, duke thënë se PDK e ka mendjen tek punësimi i militantëve.
“Në këtë kuvend, në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri me mbi 80 vota, e ju keni qenë në atë natë, andaj s’keni kurrëfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft më deputeti më shurdhues. Mjaft. Turp duhet me të ardhë”, tha Kurti, ndërkohë që Tahiri nga ulësja e tij i thoshte “ulu, ulu”. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...