Google ADS

Murati konfirmon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, e cilëson si paradhënie

17:42 | 7 Tetor 2022
K.B

Qeveria ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Këtë ka konfirmuar edhe vetë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se, Thesari ka ekzekutuar atë që ministri e ka cilësuar si “pagesën e paradhënies”, për orët muajit shtator.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka thënë Murati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme