Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 529 teste, ndërsa janë regjistruar 56 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (56), janë regjistruar 9 riinfeksione.
Nga MSH konfirmojnë se janë regjistruar 69 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 2 humbje jete , nga Kavadari (76 vjeç) dhe Shkupi (85 vjeç). Personat kanë humbur jetën në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 16.09 deri më 25.09.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.319, numri i të shëruarve është 333.343, numri i atyre që humbën jetën 9.544, ndërsa numri i rasteve aktive është 432.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...