Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Gjatë saj u bë prezantimi i Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Kurti me këtë rast tha se kjo konferencë është e rëndësishme për të ofruar edhe më shumë politikat qendrore me qytetarin, të cilit duhet t’i shërbejmë.
“Rëndësinë e kësaj lidhjeje e njohim të gjithë, ndërsa së fundmi e kam parë edhe gjatë vizitës sime në një qendër të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali” tha ai dhe derisa potencoi se stafi i kësaj qendre ka mbështetur nënat e reja dhe fëmijët e familjeve, për të përfituar nga skema e shtesave për lehona dhe fëmijë.
Kryeministri Kurti tha se përmes iniciativës së kësaj qendre, janë rreth 200 familje që kanë përfituar nga këto skema. “Ky është vetëm një nga shembujt e mirë të bashkëpunimit mes politikave të qeverisë dhe punës së shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Kurti dhe shtoi se “kjo është edhe një dëshmi se si ju që jeni të pranishëm sot, qoftë nga komunat apo nga shoqëria civile, jeni hallkë e domosdoshme në përkthimin e iniciativave të qeverisë në dobi të qytetarëve”.
Më tej, ai u shpreh se progresin shoqëror e sheh të ndërlidhur ngushtë me progresin e vazhdueshëm të qytetarëve tanë pa dallim dhe se për të arritur këtë duhet që të gjithëve të ju hapen rrugët e mundësive.
“Prandaj ju falënderoj për rolin tuaj në përfshirjen e qytetarëve nga komunitetet, dhe ju konfirmoj që jemi të hapur për komunikim të mëtejmë për mënyrat e mbështetjes” u shpreh ai, duke shtuar në fund se Qeveria i sheh jo vetëm si kanal komunikimi nga niveli qendror në atë lokal, por edhe anasjelltas, pra nga niveli lokal në atë qendror, tha kryeministri Kurti./arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...