Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin e ministrin e Financave, Hekuran Murati se pse janë hidhëruar me mësuesit.
Në seancën parlamentare në Kuvend, sipas Krasiqit, ministri Murati po sillet njëjtë si me veteranët ashtu edhe me mësuesit, teksa shtoi se dallimi është se veteranëve u ka kërkuar falje, ndërsa mësuesve po ua heq edhe bukën prej gojës.
“Ministri dje e ka shkelur ligjin me mosekzekutim të pagave. Mundohuni ta interpretoni si te doni, Kallëzimin Penal e ka, për këtë do të përgjigjet, pagat kanë me dalë, fundi ka me i ardhë, por ky presion e shantazh, ky s’besoj që do të harrohet. A do të mbes ndonjëri nga këta ministra pa e shkelë ligjin, pa e shkel kushtetutën, ministrja e Arsimit e ka shkelë kushtetuan. Kjo atë ditë është dashur të kërkoj falje dhe të ecë në shtëpi”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai tha se sjellja e qeverisë është tendencë diktatoriale, teksa iu drejtua me fjalët se “ju s’jeni as të majtë, as të djathtë, as liberal, ju s’jeni asgjë, ju jeni veç pushtetarë”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante