Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra para deputetëve në kuvend ka folur për rastet e dhunës seksuale në vend.
Deliu nga foltorja e kuvendit ka thënë se duhet krijimi urgjent i një linje të veçantë e raportimit për viktimat e dhunës seksuale.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhet urgjentisht të krijojë një linjë të veçantë të raportimit të viktimave të dhunës seksuale si dhe të shtohen psikologët në strehimore”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se duhet angazhim i përgjithshëm për parandalimin e këtyre veprimeve.
“Duhet të angazhohemi secili për të parandaluar këto veprime të neveritmshme dhe të mbështesim viktimat e dhunës seksuale. Duhet të sigurojmë që rastet e ngacimeve seksuale të iu përgjigjemi shpejtë dhe ashpër, të jemi të ashpër ndaj sulmuesve në mënyrë që të të sigurojmë që viktimat të mbrohen. Vetëm kështu do të dërgojmë mesazh të qartë tek të gjithë dhunuesit se shteti, institucionet, shoqëria ka vullnet e gatishmëri t’i mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”, u shpreh tutje Deliu./arbresh.info/
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...