Mos-ekzekutimi i pagave për mësuesit, komunës së Drenasit nisin t’i vijnë disa padi

11:47 | 7 Tetor 2022
A. B.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar paditë e para kundër komunës për ndalimin e pagave nga Ministria e Financave.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave”, ka deklaruar ai dhe ka shtuar se “mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, ka shkruar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. /arbresh.info/

lexo edhe:

Ministria e Financave sot do të ekzekutojnë pagat për mësimdhënësit, ky është kushti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme