Google ADS

Tahiri: AAK nuk do të votoj asnjë marrëveshje ndërkombëtare derisa të zgjidhet çështja e pagave për mësimdhënësit

10:50 | 7 Tetor 2022
E.H

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme parlamentare ka thënë se subjekti i tij nuk do të votoj asnjë projektligj derisa të  zgjidhet çështja e pagave për mësimdhënësit.

“ Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës nuk do të votoj asnjë marrëveshje as ndërkombëtar, as kurrfarë marrëveshje as kurrfarë strategjie në qoftë se nuk veproni shpejt me pagat për grevistë dhe njëkohësisht për ligjin e pagave. Prej neve nuk keni asnjë votë”, ka thënë Tahiri.

Në seancën e sotme parlamentare pritet të mbahet një interpelancë, dhe të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme