Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi nuk ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ai në konferencën për medie të organizuar në hollin e Kuvendit të Kosovës refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth dorëheqjes së Laftifit.
“Sot s’kisha komentu për ministrin. Nuk kam asnjë informacion”, u shpreh shkurt Abazi.
Ndryshe, të enjten në orët e pasdites u raportua se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit.
Madje u publikua edhe letra e dorëheqjes së tij, mirëpo deri tash askush nga Qeveria e Kosovës, por as nga Vetëvendosje, pjesë e së cilës është qeveria nuk është komentuar dorëheqja e Latifit./arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...