Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës që sipas saj vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës, Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Sipas Çitakut, çdo zvarritje e ka cenuar vetë kredibilitetin e BE-së në Kosovë.
“Qytetarë nga Venezuella e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Çdo zvarritje e ka cenuar vet kredibilitetin e BE në Kosovë. BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook./arbresh.info/
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...