Google ADS

Puthje e përqafime, Maluma publikon një tjetër moment intim me partneren

09:24 | 7 Tetor 2022
A. B.

Këngëtari latin me famë botërore krahas karrierës është mjaft i përfolur edhe jetën e tij private.

Prej muajsh, ylli kolumbian është parë disa here në shoqëri të Susana Gomez, gruaja me të cilën filloi një romancë më shumë se dy vjet më parë, shkruan arbresh.info

Duke qenë se lidhja e tyre është kthyer në një nga më të përfolurat në media rozë, kjo nuk e ndal yllin e muzikës që të ia shpreh publikisht dashurinë.

Artisti e ka postuar pamje edhe në rrjetet e tij sociale me mbishkrimin e mëposhtëm: “Ju thashë: E gjeta”.

Në prill 2022, në koncertin e plotë në Medellin të Kolumbisë, me rastin e karrierës së tij 10-vjeçare, artisti i kushtoi disa fjalë partneres së tij.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të përshëndetur të gjithë miqtë e mi që janë atje jashtë, familjen time, prindërit e mi, të dashurën time që është atje: “Të dua”. Kaq vite duke kërkuar dashurinë jashtë dhe nuk e kuptova që ishte aty, pranë meje. Të dua jeta ime, të dua”, tha ai.

Maluma shfaqet me Susanan, e cila i ka kthyer shpinën kamerës dhe në video mund të shihet vetëm artisti duke i dhënë një puthje dhe përqafime.

Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Hawai” sapo ka përfunduar turneun evropian “Papi Juancho”. /arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme