Hekuran Murati në interpelancë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

08:01 | 7 Tetor 2022
E.H

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re plenare.

Kjo seancë është paralajmëruar të fillojë nga ora 10:00.

Në të pritet që të mbahet interpelanca e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Kjo vjen pas mosekzekutimit të pagave për muajin shtator për sindikalistët e arsimit të cilët ishin për pesë javë në grevë.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës

2. Pyetjet parlamentare

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme