Kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë dhe mund të sigurojnë licencën për mbjelljen e bimës për të paktën 15 vite.
Qeveria ka gati draftin ligjor që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, siç thuhet në këtë projektligj.
Ligji ngre një agjenci që do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet. Brenda kësaj agjencie do të ngrihet një komision me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme.
Subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë. Me të njëjtën licencë mund të mbillet kanabisi deri në 80 hektarë, nëse parcelat janë ngjitur me njëra tjetrën. Nëse nuk janë kufitare, atëherë kërkohet licencë e re.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...