KOSTT nëpërmjet një sqarimi për media ka thënë se kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie asnjëherë nuk ka deklaruar se Kosova ka blerë energji nga Serbia apo kompanitë serbe.
“Me këtë rast sqarojmë që në pyetjen e deputetit z.Ferat Shala në lidhje me blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve teknike si dhe rreth kompanive nga të cilat janë realizuar blerjet, Mehmeti ka cituar listën e palëve tregtare me të cilat KOSTT ka Marrëveshje Kornizë për pjesëmarrje në ankandet për blerjen e energjisë që shpallen nga KOSTT, për mbulim të humbjeve teknike. z.Mehmeti asnjëherë nuk ka deklaruar se Kosova ka blerë energji nga Serbia apo nga kompanitë serbe, siç po raportohet nga mediat. Në listen e raportuar nuk është asnjë kompani serbe”, thuhet në njoftimin për media.
Më herët u raportua se në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur kompaninë GEN, me zyrë në Beograd, me të cilën Kosova ka tregtuar energji. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin