Ramë Lahaj këndon shqip në Elbphilarmonie të Hamburgut

14:48 | 6 Tetor 2022
A. B.

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka realizuar një tjetër koncert të suksesshëm që siç thotë ai, mund të quhet edhe një ëndërr e bërë realitet.

Ramë Lahaj ka kënduar në Elbphilarmonie të Hamburgut, këngën shkodrane “Bishtalecat palë-palë”, e cila është mirëpritur nga publiku.

“Një tjetër ëndërr e imja e madhe u bë realitet mbrëmë, në njërin prej koncerteve të mia të radhës me të madhin Placido Domingo.

Kënga shqipe u mirëprit e u duartrokit fuqishëm në Elbphilharmonie – një nga sallat koncertale më prestigjioze në botë.

Të gjitha i kemi, veç dinjitetit me u mobilizu një herë e mirë për me ja tregu botës anën tonë të mrekullueshme”, shkruan Ramë Lahaj në rrjetet sociale.

Placido Domingo, një nga emblemat e muzikës operistike botërore, vazhdon të këndojë edhe pse i ka kaluar të 80-at, duke ndihmuar edhe në promovimin e yjeve të reja të skenës.

Ky ishte vetëm njëri nga koncertet që Lahaj dhe Domingo kanë interpretuar së bashku. Të dy tenorët morën duartrokitje të gjata dhe ovacione nga publiku i Hamburgut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme