Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se për shkak të mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe sekretarit të ministrisë, Enis Spahiu.
Tahiri tha se PDK e ka lëshuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës.
“Lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës në nivelin lokal. E kemi thënë edhe me herët se ky është vendim i paligjshëm dhe veprim arrogant i një ministri të papërgjegjshëm të Ministrit të Financave, i cili cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Sot duhet të them që do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”,tha Tahiri në një konferencë për media./arbresh.info/
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...