Google ADS

Akuza të rënda ndaj policisë, deputeti i PD-së: Ervis Martinajn e lajmëruan 5 minuta para që të largohej

13:07 | 6 Tetor 2022
A. B.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Policinë e Shtetit se kanë dështuar me luftën kundër krimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale.

Ai përmendi disa emra nga bota e krimit që nga Talo Çela deri tek Ervis Martinaj, i cili sipas tij është lajmëruar nga vetë policia që të mos arrestohej gjatë operacionit ‘Plumbi i artë’.

“Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Di gjë ku e ke Talo Çelën? Kur del e-maili që policia e di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja? Po Ervis Martinaj, ku është? S’i jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji. /Euronews Albania/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme