Bad News Eagles triumfojnë ndaj Astralis, 16-3

11:51 | 6 Tetor 2022
K.B

Bad News Eagles kanë bërë një super-ndeshje përballë skuadrës legjendare të CS:GO, Astralis.

Skuadra kosovare e CS:GO, bNe kanë marrë fitoren e dytë në kualifikueset për Rio 2022 (IEM Road to Rio 2022), duke mposhtur 16:3 skuadrën e Astralis, shkruan lajmi.net.

‘Shqiponjat kosovare’ bënë një paraqitje perfekte si CT-side, duke shkuar në një epërsi 13:2.

Meritë të madhe pati Dionis ‘Sinnopsyy’ Budeci, i cili qasjen në ‘bomb-site’ e bëri me viza për danezët.

Ai pati 26 eliminime vetëm si CT. Ai u ndihmua edhe nga juanflatroo që regjistroi 18.

Më i miri në këtë ndeshje ishte ‘sinnopsyy’, kurse paraqitje brilante bëri edhe ‘juanflatroo’.

Në radhët e Astralis, më mirë bënë ‘gla1ve’ dhe ‘MistR’.

Bad News Eagles shkojnë tashmë në rekord 2:1 në kualifikueset për Rio, pasi mbrëmë u mposhtën nga ‘Ninjas in Pyjamas’.

Më poshtë mund ta shihni tabelën me statistikat e lojtarëve në këtë ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme