Ministrja Rizvanolli: Hapet thirrja për t’i ndihmuar qytetarët me pajisje për ngrohje gjatë dimrit

11:24 | 6 Tetor 2022
A Z

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sot një konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.

PAJISJET TË CILAT DO TË SUBVENCIONOHEN

Pompë termike
Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)
Stufa individuale me biomasë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme