Mos ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka filluar ta “përçaj”, Lëvizjen Vetëvendosje, kjo pasi disa deputetë kanë dalur kundër këtij vendimi.
Njëri nga ta është deputeti Eman Rrahmani.
Ai ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili është bashkëpartiak i tij, që të procedohen pagat për të gjithë mësimdhënësit.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar ai në një status në Facebook.
Të martën ministri i Financave, Hekuran Murati nuk u paraqit në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, gjë që e nervozoi tej mase deputetin Rrahmani, duke e quajtur të turpshëm veprimin e ministrit Murati, i cili e kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në komision parlamentar vetëm pak minuta para se të niste mbledhja.
Ai kritikoi edhe ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte bërë veprimin e njejtë si ministri Murati, duke mos u paraqitur para këtij komisioni.
Se këto pakënaqësi me njerëzit brenda partisë së tij mund të sjellin largimin e tij nga Vetëvendosje, deputeti Eman Rrahmani i hedh poshtë.
Në një prononcim për arbresh.info, Rrahmani u shpreh se nuk ekziston një mundësi e tillë.
“Jo nuk ekziston”, u shpreh shkurt deputeti Rrahmani.
Por, ndryshe mendojnë analistët politik
Ata thonë se pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes po rriten çdo ditë dhe mund të ketë shpërthim në javët apo muajt e ardhshëm.
Shkodran Ramadani, analist politik pohon se këto mospajtime nuk kanë ardhur si shkak i grevës, ai mendon se greva vetëm ka shërbyer që disa prej tyre t’i shfaqin pakënaqësitë e tyre.
“Përplasjet e fundit të Vetëvendosjes nuk i shoh si rezultat i grevës, por gjithsesi greva për disa ka shërbyer si mundësi për ti bërë publike edhe temat e tjera”, u shpreh ai për arbresh.info.
Ramadani kujton edhe kohën kur ka pasur pakënaqësi brenda deputeteve të këtij subjekti politik për çështjen e lejimit të mbajtjes së shamisë në shkolla, kur nuk ishte miratuar nga qeveria.
“Kujtojmë se edhe më herët një grup i deputetëve të islamit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre për moslejimin e shamisë në shkolla dhe për presionin që kryeministri Albin Kurti është duke u bërë atyre që ta votojnë çështjen e kodit civil për lejimin e martesave me gjini të njëjtë, dhe tash po e përdorin grevën si një mënyrë për tu distancuar më shumë prej Vetëvendosjes”, tha ai.
Analisti Ramadani tha se nëse vazhdojnë kështu gjërat brenda Vetëvendosjes vetëm se do të përkeqësohen.
“Gjërat pritet të përkeqësohen, greva veç se i zmadhon përplasjet nuk është se i ka shkaktu , tash në rastin e grevës po i bën të ditura edhe më shumë mospajtimet me vetëvendosjen”, vlerësoi Ramadani.
Edhe analisti Fatmir Sheholli mendon se pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes janë duke u rritur.
“Pritet të kemi zbërthim më të detajuar të kësaj çështjeje, konsideroi që në javët dhe muajit e ardhshëm do të jemi dëshmitarë të saktësisë së kësaj ngjarje”, u shpreh ai për arbresh.info.
Ndryshe, përplasjet brenda Vetëvendosjes kanë filluar edhe me deputetin Fatmir Humolli, ku ai ishte shprehur i pakënaqur me mënyrën se si Qeveria e Kosovës i trajton veteranët e dalur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /Kujtesë Berisha/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...