Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit për kreditë

17:37 | 5 Tetor 2022
KRG

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës i institucionit të cilin ai drejton, vendosi që të rrisë normën e interesit të kredisë 1 ditore në 3,25 përqind.

Gjatë një konference për mediat, Sejko theksoi se gjithashtu u vendos rritja e normës së interesit të depozitës 1 ditore në 1,25 përqind dhe normën bazë të interesit me 0,5 përqind, duke e çuar në 2,25 përqind.

“Lufta në Ukrainë është burimi kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i luftës, mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe në rritje më të ulët ose negative ekonomike rajonale e evropiane. Këshilli Mbikëqyrës vendosi në mbledhjen e sotme të rrisë me 0.5 % normën bazë të interesit, duke e çuar në nivelin e 2,25 përqind, të rrisë 0.5 përqind normën e interesit të depozitës njëditore duke e çuar në nivelin e 1.25 përqind dhe të rrisë po ashtu 0,5 përqind normën e interesit të kredisë njëditore duke e çuar në nivelin 3.25 përqind”, theksoi Sejko. /euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme