Google ADS

KEDS angazhon 90 punëtorë në inspektimin dhe detektimin e keqpërdorimeve në rrjet

15:47 | 5 Tetor 2022
A. B.

KEDS ka njoftuar se ekipet e autorizuara janë duke bërë vazhdimisht inspektime të rrjetit dhe të konsumatorëve të dyshimtë me qëllim që të detektohen keqpërdorimet e mundshme.

Sipas njoftimit për :Facebook”, aktualisht janë të angazhuar 90 punëtorë të KEDS-it të cilët në baza ditore bëjnë kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

Ekipet e autorizuara të KEDS-it vazhdimisht bëjnë inspektime të rrjetit dhe të konsumatorëve të dyshimtë për detektimin e keqpërdorimeve të mundshme.
Rreth 90 punëtorë të KEDS-it janë të angazhuar në baza ditore për kontrolle në tërë territorin e Kosovës, duke kryer rreth 400 inspektime, prej të cilave mesatarisht 30 sosh identifikohen si keqpërdorime. Pavarësisht sfidave të mundshme gjatë kontrolleve, ekipet e të gjitha hallkave drejtuese të KEDS-it janë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie për të mirën e gjithmbarshme.

Zvogëlimi i humbjeve në rrjet është bashkë dyzim i investimeve të vazhdueshme në rrjet dhe IT, si dhe menaxhimi i duhur i terrenit.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme