Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të publikojë video kundër opozitës atëherë do t’i bojkotojnë seancat dhe s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Kadrijaj tha se, nëse ndodh kjo humb Kosova dhe jo Vetëvendosja, prandaj kërkoi që të mos i “detyrojnë” ta bëjnë këtë.
“Nëse vazhdoni prapë me ndonjë video poshtëruese, denigruese, atëherë na detyroni që në seancë ta lëshojmë dhe të mos i votojmë edhe prapë do të humbë Kosovë, nuk humbni ju. Si Qeveri vazhdoni ndërtoni koncensusin dhe mos na sulmoni opozitën me video tjera tmerruese”, tha Kadrijaj./arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe