Komuna e Prishtinës, konkretisht drejtoria e Inspekcionit, ka gjobitur një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në pronë publike.
Qytetari është gjobitur në shumë prej 100 euro, teksa komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të tjera përveç në vendet e destinuara.
“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të minimizuar sa më shumë këtë problem”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje, komuna e Prishtinës ka lutur qytetarët për bashkëpunim, teksa ka bërë thirrje që kryeqyteti të mbahet i pastër. /arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...