Google ADS

Ukraina çliron disa fshatra në rajonin e Hersonit

10:36 | 5 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Forcat ukrainase kanë çliruar një fshat kyç në rajonin jugor të Hersonit, duke u shkaktuar forcave ruse një tjetër zmbrapsje.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video, në të cilën shihet brigada e 35-të duke mbajtur një flamur ukrainas në fshatin Davidiv Brid.

Ka raportime se edhe disa fshatra në afërsi janë çliruar, po ashtu.

Forcat ruse janë larguar javë më parë edhe nga verilindja e Ukrainës, dhe tani po largohen edhe nga jugu.

Kthimi i tyre mbrapsht është raportuar teksa presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar zyrtarisht dekretet për aneksim të katër rajoneve ukrainase, ndonëse në to po zhvillohen ende luftime.

Këto aneksime janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka konsideruar vendimin e Putinit si të paligjshme.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar të martën me Zelenskyn dhe e ka siguruar që Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë aneksimin e bërë nga ana e Rusisë.

Ata kanë diskutuar edhe për ndihmën ushtarake amerikane në vlerë të 625 milionë dollarëve, përfshirë sistemet HIMARS për nisje të raketave./rel/

Të ngjashme