Google ADS

Zbulohen dy bashkë-prezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”

10:32 | 5 Tetor 2022
K.B

Eva Murati dhe Olta Beqiri janë dy bashkë prezantueset e netëve finale të “Kënga Magjike”.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e këtij festivali.

“Ardit Gjebrea, Eva Murati dhe Olta Beqiri do të jenë trinomi që do të na mbajë të gozhduar në katër netët finale. Le të fillojë magjia”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info.

Rikujtojmë që ky është edicioni i 23-të i këtij festivali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme