Google ADS

Një femër në Ferizaj dhunohet seksualisht nga ish i fejuari i saj

08:54 | 5 Tetor 2022
K.B

Një femër dyshohet se është dhunuar në Ferizaj.

Ajo ka raportuar në Polici se ish i fejuari i saj ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme