Google ADS

Berisha viziton familjen e cila pësoi nga tërmeti në vitin 2019

20:20 | 4 Tetor 2022
KRG

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim në familjen e Martin Jakut në Bubq të Fushë-Krujës së cilës iu shemb shtëpia në tërmetin e 26 Nëntorit të tre viteve më parë.

Berisha gjatë bashkëbisedimit u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi priten zgjedhjet për të përfituar vota.

“Vetë Edi Rama merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë Euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë Euro dhe nuk do t’ja dijë. Blen për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, ai thotë instalacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë Euro, kurse ti fle në çadër. Me atë instalacion druri mund të kishte blerë të paktën 40 shtëpi”.

Më tej Berisha theksoi se deputetët e mazhorancës nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë, duke akuzuar qeverinë për abuzime me fondet e BE-së për rindërtimin e zonave të prekur nga tërmetit i 26 Nëntorit.

“Më anti-shqiptar si ky nuk ka patur, jam i bindur se do t’i japim atë që meriton. Ky është një armik i votës, ky mendon vetëm për veten e vetë, ndaj edhe ky meriton largim me urgjencë nga pushteti”.

Më pas Berisha zhvilloi një takim me kryesinë e PD-së së Fushë-Krujës me qëllim riorganizimin e strukturave në prag të aksionit politik të opozitës dhe të zgjedhjeve të ardhshme lokale. /Tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme