Google ADS

Haradinaj: Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme

14:48 | 4 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se zhvillimet politike e ekonomike sociale në Kosovë, nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin, se sa sot.

Këto deklarat Haradinaj i bëri përmes një postimi në Facebook ku tha se, çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve dhe si shembull i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos ua dhënë pagat.

“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot. Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme