Arrestohet i kërkuari për “mosdhënie të ndihmës” në Ferizaj

13:00 | 4 Tetor 2022
K.B

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D, i moshës 29 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” me dënim burgimi prej dy muajsh.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në një komunikatë nga Policia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme