Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka folur për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për arsimtarët të cilët kanë qenë pjesë e grevës.
Ajo ua hodhi fajin komunave, duke shtuar se ato e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë këtë herë.
Mirëpo, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për arbresh.info rreth kësaj çështje.
Ai thotë se deklarata nuk qëndrojnë se të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat siç është paraparë me afatin ligjorë.
Sipas tij, niveli qëndror (qeveria) e ka kompetencë vetëm ekzekutimin e pagave ashtu sic janë dërguar nga komunat.
“Listat e pagave janë dërguar në nivelin qendrorë, përkatësisht në thesar dhe ligjërisht niveli qendrorë nuk mund të ndërhyj në listat e pagave. Niveli Qendrorë e ka kompetencë vetëm ekzekutimin e pagave. Komunat i kanë mjetet e tyre financiare të cilat i ka nda Parlamenti i Republikës së Kosovës në ligjin për ndarje buxhetore dhe buxhet për vitin 2022” tha Ibrahimi për arbresh.info
Po ashtu Ibrahimi tha se problem me mos ekzekutimin e pagave ka edhe në komunat me shumicë serbe. Sipas tij, edhe komunat me shumicë serbe nuk i kanë marrë pagat, ani pse nuk kanë qenë në grevë.
“Nëse niveli qendrorë dëshiron t’i marrë këto mjete financiare atëherë duhet me shku në rishikim të buxhetit, por nuk mundet me vepruar kështu nëse niveli qendror ka dyshime që komunat nuk i kanë dergu listat korrektet të pagave, atëherë janë institucionet tjera që e bëjnë verifikimin. Ne i kemi anëtarë edhe komunat me shumicë serbe e më kanë telefonu dhe kanë thanë se as ata nuk i kanë marrë pagat, pra nuk qëndron ajo se kush ka punu i merr pagat dhe kush s’ka punu se merr” tha Ibrahimi.
Ndryshe, të hënën zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për arbresh.info tha se për muajin shtator pagat e punëtorëve të sektorit publik janë ekzekutuar vetëm për ata që kanë punuar, duke lënë të kuptohet se grevistët nuk i kanë marrë ende pagat.
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva.” u shpreh Kryeziu ./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...