Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kolegët nga kabineti i saj, pritën në takim delegacionin e parlamentit zviceran që ka përcjell bisedimet e Republikës së Kosovës me vendet e EFTA-s, të përbërë nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hans-Peter Portmann, Anëtarët e Këshillit të Shteteve të Zvicrës, Benedikt Würth dhe Hannes Germann, Zëvendëssekretarja e delegacionit, Myriam Bertsch si dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Zv. Ambasadorja Pauline Menthonnex-Gacaferri.
Kosova dhe Zvicra janë të përkushtuara për finalizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë), e cila ka rëndësi të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar, thuhet në komunikatën për media.
EFTA si organizatë rajonale tregtare dhe zonë e tregtisë së lirë, përbëhet nga katër shtete evropiane: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Ministrja Hajdari i mirëpriti me ngrohtësi delegacionin parlamentar zviceran, duke çmuar raportet e mira dhe miqësore në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo i njoftoi për prioritetet e qeverisjes së tanishme “punësim dhe drejtësi”, për progresin e shtetit tonë në raportet ndërkombëtare, për treguesit në rritje të sundimit të rendit dhe ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.
Delegacioni zviceran u njoftua më gjerësisht për politikat industriale, konkretisht për përparësitë konkurruese të sektorëve industrial, me shembuj suksesi në ‘business process outsourcing’, për shkathtësitë e të rinjve tanë në inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimeve ekonomike në fushat me interes reciprok mes dy vendeve, përmes nënshkrimit të marrëveshjes EFTA.
Qeveria e Kosovës synon të zgjerojë bashkëpunimin me vendet e EFTA-s, në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e njohurisë dhe teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.
Republika e Kosovës ka lansuar negociatat me vendet EFTA gjatë muajit qershor 2022, gjersa ka përfunduar raundin e parë të negociatave në fund të muajit gusht 2022./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...