Google ADS

Këshilli i Prindërve: Nëse nuk i paguani mësuesit ne do të mbledhim fonde për ta!

08:03 | 4 Tetor 2022
K.B

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Ndryshe mosekzekutimin e pagave vetëm për mësimdhënësit grevistë, e në anën tjetër procedimi i tyre për shërbyesit e tjerë civilë që ishin në grevë, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme