Google ADS

Valon Syla: Qeveria Kurti i ka shpallë luftë gjysmës së Kosovës

14:03 | 3 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për mos ekzekutim të pagave ndaj mësimëdhënësve.

Ai përmes një shkrimi në facebook tha se Qeveria Kurti po e nxit rikthimin e grevës, duke bllokuar pagesën për ata që kanë qenë në grevë.

Sipas tij, dykuptimësia e ligjeve ka bërë që Qeveria mos tua qes nëpër konto rrogat grevistëve.

Por ai beson se nëse paditet, Qeveria e humb rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme