Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase.
Ministria e Jashtme e Finlandës tha në një postim në Twitter, më 3 tetor, se kishte thirrur ambasadorin rus “për t’i shprehur dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia, një shkelje e hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së”.
Në Poloni, zëvendësministri i Jashtëm, Marcin Przydacz, i tha TVN24 më 3 tetor se e kishte ftuar për takim ambasadorin rus në orën 11:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar “për veprimet e javës së kaluar të Rusisë “.
Presidenti rus, Vladimir Putin ,më 30 shtator nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse.
Komunitetit ndërkombëtar ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar paligjshëm këto rajone.
Ditën që Putini nënshkroi dekretet e aneksimit, tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./rel
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...