Tahiri: Ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për mos ekzekutimin e pagave ndaj grevistëve

11:13 | 3 Tetor 2022
A Z

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për seancën e radhës, në të cilën është ftuar në interpelancë ministri Hekuran Murati, nga opozita.

Seanca ndaj tij do të mbahet të enjten, këtë e ka bërë të ditur Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka kritikuat “ndërhyrjen flagrante” të Qeverisë në, siç ka thënë ai, cenimin e kontratave të punës së shërbyesve civilë.

“Është vendosur për interpelancën për ministrin e Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave dhe po ashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në listën e pagave. Ajo që po ashtu dua të them ka të bëjë me Ligjin e miratuar në qeveri për Zyrtarët Publikë. Kemi të bëjmë me një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbyesit civilë përmes cenimit të kontratave të tyre”, deklaroi Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme