Sot në kryeqytet do të ndizen dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo ngjarje do të fillojë nga ora 19:00.
“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim.
Sahat Kulla, ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar në një nga pikat qendrore turistike, të pjesës së vjetër të Prishtinës./arbresh.info/
Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fsh...
Vitia: Modernizimi i hapësirave spitalore po vazhdon, janë k...
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...