Qytetarët: Liberalizimi i vizave do ta zbrazë Kosovën

11:03 | 2 Tetor 2022
A Z

Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të jetë në rend dite për herë të parë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian, më 13 tetor.

Kosova kurrë nuk ka qenë më afër liberalizimit të vizave, meqë edhe institucionet e Kosovës ka kohë që kanë deklaruar se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për ta fituar liberalizimin, raporton arbresh.info.

Fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm është përmendur si kohë kur qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë në vendet evropiane pa viza.

Megjithatë frika e ikjes së të rinjve në vendet evropiane dhe  zbrazja e Kosovës pas liberalizimit të vizave është eventuale.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët në lidhje me ekzistimin e rrezikut të zbrazjes së Kosovës pas heqjes së vizave. A  janë shprehur të shqetësuar se Kosovës mund t’i largohen shumë qytetarë në drejtim të shteteve evropiane, me theks të veçantë te rinia./ Emir Abduramani/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme